Katastrofë për Barcelonën

Trajneri Luis Enrique është dashur të ballafaqohet me plot 13 dëmtime nga korriku, vetëm dy më pak se shifra e komplet vitit të kaluar.

Sport

01/10/2015 15:58

Barcelona ka telashe të mëdha.

Por, ato nuk reflektojnë në rezultatet e deritashme, mirëpo tek një fat i keq që ka prekur ekipin, me numrin në rritje të futbollistëve të lënduar.

Trajneri Luis Enrique është dashur të ballafaqohet me plot 13 dëmtime nga korriku, vetëm dy më pak se shifra e komplet vitit të kaluar.

Fakt ky i rëndë, dhe mjaft i vështirë për t’u tejkaluar prej tij, dhe futbollistëve që i ka në dispozicion.

Dëmtimi më i ri ishte ai i një prej futbollistëve kryesorë të ekipit, Andres Iniesta, i cili do të mungojë për një muaj. Mesfushori u lëndua vetëm tri ditë pas dëmtimit edhe më të rëndë të sulmuesit Lionel Messi.