Katastrofë për Atleticon, humb yllin e madh
Pos Augosto Fernandez, një yll i madh i Atletico Madridit është lënduar në ndeshjen me Barcelonën.

Sport
Bëhet fjalë për shtyllën e ekipit të Diego Simeones, mbrojtësin Diego Godin.
Ai e ka pësuar një goditje në fillim të ndeshjes, e cila ia ka shkaktuar një lëndim në gjurin e majtë.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarisht mjekët e Atleticos, që kanë bërë të ditur se Godin ka pësuar një ndrydhje në ligamentin e brendshëm lateral në gjurin e majtë, përcjellë “Lajmi.net”.
Ende nuk dihet se sa do të zgjatë faza rehabilituese për uruguaianin.