Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Kastrati: Kemi 195 persona dhe 36 familje të izoluara – ora policore po respektohet kënaqshëm

18:21 | 9 Prill 2020

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se po arrijnë ta menaxhojnë situatën pas paraqitjes së rasteve të para me virusin Korona.

“Rasti i parë është paraqitur më 30 mars. Ka dalë që edhe 11 tjerët janë infektuar nga ai dhe familja e tij. Rastin e fundit e kemi nga Topanica. Kemi 195 persona dhe 36 familje që janë të izoluar dhe ne përkujdesemi që ushqimi dhe barërat t’u sigurohen dhe që fare mos të dalin nga shtëpia. Ora policore po respektohet në nivel të kënaqshëm”.

“Nuk është kohë për të parë se kush çfarë mandati ka. Menaxhimi është në nivel por duhet ta kemi parasysh se mund të rritet numri i të prekurve kur shtetet më të zhvilluara nuk po arrijmë ta kenë situatën nën kontroll e lërë më ne”, ka thënë Kastrati, njofton Klan Kosova.

Kastrati në Info Magazine ka thënë se situata me Koronavirusin do të lë pasoja në ekonomi.

“Në këso lloj situatash pësojnë më së shumti shtetet e varfra. Ekonomia mund të dëmtohet shumë dhe mund të ballafaqohemi me diçka shumë më të vështirë. Qeveria duhet ta bëjë rritjen e numrit të testimeve. Qytetarët është me rëndësi që t’i respektojnë të gjitha masat sepse kjo ndikon në jetëgjatësinë e kësaj pandemie”.