Kastrati i bashkohet Zenelit në Reims

Lirim Kastrati është pranë transferimit te skuadra e Reims në Francë.

Sport

20/08/2019 15:12

Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati është pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Talenti i madh i Kosovës, 20 vjeç, raportohet se ka arritur marrëveshje për transferim në Francë te skuadra e Reims.

“Foot Mercato” ka njoftuar se klubi francez është pranë transferimit të Kastratit, përcjell lajmi.net.

Kastrati së fundmi ishte përmendur si objektiv i klubeve të ndryshme evropiane përfshirë Besiktasin.

Mirëpo, Reims, me ndihmën e yllit tjetër kosovar, Arbër Zeneli – i cili ka folur me drejtuesit e klubit për kualitetet e Kastratit – duket se ka fituar garën për transferimin e tij.

Reims pritet të paguajë rreth 1.5 milionë euro për blerjen e Kastratit. /Lajmi.net/