‘Kastrati group’ dhuron 1.5 milion euro për të prekurit nga tërmeti, Genc Prelvukaj thotë se ky është donacion i popullit
Pas Behgjet Pacollit, edhe Shefqet Kastrati ka dhuruar mbi një milionë euro për të prekurit nga tërmeti.
ShowBiz
Biznesmen të mëdhenj nga Shqipëria dhe Kosova nuk po kursehen, miliona të derdhura në banka për familjet e viktimave dhe të lënduarit nga tërmeti i 26 nëntorit, shkruan lajmi.net.
Pas Behgjet Pacollit, tani edhe Shefqet Kastrati ka dhuruar 1.5 milion për të prekurit nga tërmeti.
Por këngëtari Genc Prelvukaj thotë se këto para të dhuruara nuk janë të ‘Kastrati group’ por janë donacion i popullit shqiptar të cilët paguajnë naftën më të shtrenjte në Ballkan.
“Te kuptohemi drejte:
Merreni si te doni, por donacioni i dhënë ne vlere prej 1.5 Milioneve nga ‘Kastrati Group’, është donacion i bere nga populli dhe jo nga kjo ndermarrje biznesore.
Ja pse :
- Jane njerezit ne Shqiperi qe e paguajne naften me te shtrenjte ne Ballkan ne mos me gjere.
- Jane shqiptaret qe e paguajne taksen rrugore me te shtrenjten ne bote per numrin e kilometrave te shfrytezuara (ne autostraden e kombit)
Si konkludim, eshte lekura jone qe ka paguar kete cmim, por te tjeret duan te na i marrin kreditet.
P.S. Te pakten mire qe na kthyen nje pjese te lekeve. Per kete gje faleminderit”. Ishte postimi i Gencit në Facebook. /Lajmi.net/