Kastrati: Do të japim më të mirën nga vetja

Erjon Kastrati ka folur rreth sfidave të ardhshme të Kosovës, në kualifikueset për Kampionatin Botëror.

Sport

17/02/2020 21:40

Ylli i kombëtares së Kosovës ka thënë se lojtarët do të japin maksimumin për të marrë rezultate pozitive nga këto kualifikuese.

Grumbullimi i sotëm sipas lojtarit ishte vetëm për tu njohur me mënyrën e re se si ata do të luajnë nën urdhrat e Marmarinos.

“Fillimisht dua të them se kam nderin dhe kënaqësinë që jam i ftuar në Kombëtaren e Kosovës. Stërvitja e parë ishte për tu njohur më shumë se si do të luajmë dhe në stërvitjet e ardhshme besoj se do të rritet intensisteti. Siç ka thënë trajneri duhet të mundohemi të fitojmë në çdo ndeshje. Do të japim më të mirën nga vetja jonë në këto ndeshje”, theksoi Kastrati.

Kastrati ka qenë ndër lojtarët kryesor të Kosovës në ndeshjet e kaluara. Rol të rëndësishëm lojtari pritet të ketë edhe nën urdhrat e Marmarinos. /Lajmi.net/