Kastrati dhuron 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell për familjet në nevojë në Fushë-Kosovë

Kastrati dhuroi 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell për familjet me kushte të vështira ekonomike.

Lajme

07/04/2020 19:59

“Kryetari Berisha e njoftoi për sfidat me të cilat po ballafaqohet niveli i institucioneve lokale lidhur me masat mbrojtëse dhe parandaluese kundër COVID-19. Gjithashtu u diskutua edhe statusi ekonomik i familjeve dhe në këtë rast ky donacion do tu shkoj në ndihmë familjeve nevojtare. Shtabi Emergjent falënderon edhe “PETROL COMPANY” e cila kontribuoj në këtë kontigjent me 50 pako ushqimore dhe 50 thasë miell”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Fushë-Kosovës.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 170 persona me coronavirus, 24 prej tyre janë shëruar kurse katër kanë humbur jetën.