Kastrati dhe Xhemajli mund t’i bashkohen Kosovës U21 pas ndeshjes me Gjibraltarin

Arbenit Xhemajili dhe Lirim Kastarti edhe pse janë ftuar nga Kombëtarja e parë e Kosovës, mund të lirohen për të ndihmuar U21 për ndeshjen e rëndësishme kundër Shqipërisë.

Sport

09/10/2019 18:33

Të dy këta janë duke u stërvitur me ekipin e parë të Kosovës, para ndeshjes me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Trajneri Bernard Challandes në konferencë për shtyp ka thënë se Xhemajli dhe Kastarti mund të paraqiten kundër Gjibraltarit por edhe kundër Malit të Zi, dhe pastaj t’i bashkohen U21-shave, para ndeshjes me Shqipërinë.

“Xhemajli dhe Kastrati mund të luajnë kundër Gjibraltarit dhe pastaj t’i bashkohen Kosovës 21”, ka deklaruar Challandes, përcjell lajmi.net.

“Ata gjithashtu mund të jenë në skuadër përballë Malit të Zi dhe pastaj t’i bashkohen Kosovës U21 kundër Malit të Zi, asgjë nuk është vendosur ende”.

Ndeshje kualifikuese me Shqipërisë U21 dhe Kosovës U21 luhet ditën e martë, me fillim nga ora 19:00./Lajmi.net/