Kastrati: BIA serbe po inskenon incidente për të mbërritur tek asociacioni
Analisti dhe profesori i njohur, Ardian Kastrati ka thënë se të gjitha incidentit e fundit në Kosovë, e që Serbia po tenton t’i paraqes si ndëretnike, janë inskenime ngjashëm si në filma.
Lajme
“Incidenti i Plemetinit dhe ato tjerat, janë inskenime që ngjajnë në BIA – shërbimi informativ i Serbisë. Ato që u panë në këtë rast ngjan si në filma”, ka thënë Kastrati në RTK.
“Të gjitha këto nuk janë rastësi, pasi që kanë ndodhur tri ditë para deklaratës së Vuçiqit. Po ashtu edhe Sputniku reagoi, ku tha se po përgatitet një mars i ri i ngjashëm sikur në vitin 2004. Të gjitha këto e kanë një qëllim, formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive”, ka shtuar ai.
Sipas tij, qëllimi i gjithë kësaj është që Serbia të inskenojë imazhin e dhunës dhe të vijë deri te formimi i asociacionit me kompetenca ekzekutive.
“Inskenimi është i koordinuar edhe me OJQ-të serbe. Unë kam dyshime se e gjithë kjo është alla-BIA”, ka thënë Kastrati.