Kasimpasa – Denizlispor, Hadërgjonaj luan nga fillimi

Kasimpasa do tentojë të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë, teksa do të përballet me skuadrën e Denizlispor.

Sport

24/02/2020 17:32

Këtë ndeshje e luan nga fillimi mbrojtësi kosovar Florent Hadërgjonaj, i cili kaloi në Turqi në muajin janar.

Hadërgjonaj ka startuar në çdo ndeshje deri tani me Kasimpasan, teksa kishte probleme të shumta me skuadrën e tij të mëparshme Huddersfield.

Takimi do të startojë në orën 18:00. /Lajmi.net/