Kasami do të bëhet i madh

Menaxheri i Fulhamit, Martin Jol ka bërë të ditur se mesfushori Pajtim Kasami pranoi zbritje të pagës prej 50 përqind para se të bëhej yll në Premierligë me golin e mrekullueshëm kundër Crystal Palace të hënën. 21-vjeçari shqiptar, anëtar i ekipit të Zvicrës ishte huazuar në Luzern në fund të sezonit të kaluar dhe Jol…

Sport

26/10/2013 11:37

Menaxheri i Fulhamit, Martin Jol ka bërë të ditur se mesfushori Pajtim Kasami pranoi zbritje të pagës prej 50 përqind para se të bëhej yll në Premierligë me golin e mrekullueshëm kundër Crystal Palace të hënën.

21-vjeçari shqiptar, anëtar i ekipit të Zvicrës ishte huazuar në Luzern në fund të sezonit të kaluar dhe Jol tha: “Ne paguam 50 përqind të pagës së tij dhe klubi tjetër ishte i caktuar ta mbulonte pjesën tjetër por nuk e bënë. Ai e pranoi. Kjo ishte e jashtëzakonshme sepse ai deshi të luajë”.

Menaxheri i Fulhamit po ashtu ka bërë të ditur se Kasami ishte aq perfeksionist sa që do të ndihej keq nëse do të bënte ndonjë gabim. Por, ai e ka kuptuar se i nevojitet kohë para se të jetë në gjendje të shfaq tërë potencialin e tij.

“Gjithmonë i them: ‘Ti nuk je Maradona’. Ai është perfeksionist dhe gjithmonë ndihet i dëshpëruar me veten. Kjo ishte gjëja e parë për të cilën u desh të punonte. E kam mësuar të mos luftoj për perfeksionizëm, dhe ai e bëri këtë. Tani nuk mërzitet aq shumë kur bën një gabim, ai vazhdon lojën e tij. Ai duhet t’i mbajë këmbët në tokë. Ai është djalosh mjaft modest”, shtoi Jol për Sports Mail.

Kasami, i cili kaloi një stinor në Palermo në Serie A para se të kalojë në Craven Cottage më 2011, spekulohet se kërkohet nga Juventus në javët e fundit, dhe Jol u shpreh: “Ai nuk është ende futbollisti më i mirë në Angli, por mendoj se pas dy ose tre vjetësh mund të bëhet futbollist i madh. Pastaj ndoshta Juventus mund të na kontaktoj dhe të paguaj një shumë të madhe për të. Kjo do të ishte mirë për të gjithë”.

Për fund, nëse keni mbetur pa e parë golin e jashtëzakonshëm të Kasamit kundër Crystal Palace, ua sjellim sërish.