Karton i kuq për Hadërgjonajn kundër Besiktasit, a ishte vendim i drejtë nga gjyqtari?

Sot u luajt ndeshja e xhiros së 11-të në Superligën Turke, ndërmjet Besiktas dhe Kasimpasa

Sport

04/12/2020 21:28

Pjesa e parë nisi me iniciativë të barabartë të ekipeve.

Goli i parë u shënua në fund të pjesës së parë nga Besiktas.

Por, ajo çka la përshtypje ishte kartoni i kuq i Florent Hadërgjonaj, i cili u ndëshkua në minutën 55′ të ndeshjes.

Hadërgjonaj bëri një ndërhyrje si duket normale, por referi reagoi ashpër duke e përjashtuar atë.

Kjo ndryshoi rrjedhën e lojës, si pasojë Besiktas fitoi me rezultat 3-0 ndaj mysafirëve.

Më poshtë mund ta shihni ndërhyrjen./Lajmi.net/