Kartolina më e bukur për Edin

“Kartolina më e bukur e këtij janari erdhi e fundit”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook. Ajo i ka ardhur nga Presidenti i SHBA've, Barack Obama.

Lajme

12/01/2014 16:49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përjetuar me kënaqësi dhuratën që i ka mbërritur në janar, për festat e fundvitit.

Një kartolinë i ka ardhur nga Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama.

“Kartolina më e bukur e këtij janari erdhi e fundit”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.

“Ashtu siç mblidhemi në këtë sezon, uroj që ngrohtësia dhe gëzimi të mbushin shtëpinë tuaj”, thuhet në urimin e kartolinës, e cila ka formën e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo është nënshkruar nga Presidenti Obama, Zonja e Parë Michelle, vajzat Malia dhe Sasha, e po ashtu janë edhe emrat e dy qenve të familjes Sunny dhe Bo.