Kartolina e hidhur për Milorad Dodik

Milord Dodik ka marrë një kartolinë nga boshnjakët në përvjetorin e Republikës Serbe. Pamjet e tmerrshme në të tregojnë trupat e eks’humuar vitin e kaluar nga një varrezë masive në Bosnjën Verilindore.

Lajme

09/01/2014 12:51

Familjarët e viktimave myslimane të luftës në Bosnjë i kanë dërguar politikanëve serbë një kartolinë me trupat e dekompozuar të të vrarëve, në vigjilie të përvjetorit të Republikës Serbe, entitet i krijuar si pasojë një marrëveshjeje që i dha fund luftës së përgjakshme të viteve 1992- 1995.

Pamjet e tmerrshme në këtë kartolinë tregojnë trupat e eks’humuar vitin e kaluar nga një varrezë masive në Bosnjën Verilindore e cila përmbante tripat e pajetë të qindra myslimanëve dhe kroatëve të torturuar e më pas të vrarë nga forcat serbe në fillim të luftës.

Kartolinat janë dërguar nga asociacionet që përfaqësojnë viktimat myslimane në përpjekje për t’i frenuar politikanët serbë ta festojnë këtë përvjetor.

“Nëse e festoni Ditën e Republikës Serbe, mos harroni se këto janë themelet e saj”, shkruan në këtë kartolinë.

Republika Serbe është themeluar në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, por myslimanët tani po kërkojnë zhbërjen e kësaj republike dhe krijimin e një shteti më të fuqishëm qendror.