Kartëmonedha të falsifikuara edhe në Lipjan

Policia e Kosovës njofton se dje në Lipjan pronari i një maketi ka raportuar se një person i panjohur ka paguar me kartëmonedhë prej 50 eurosh që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Lajme

10/03/2016 22:10

Siç thuhet në raportin policor, monedha e dyshuar është konfiskuar nga Policia menjëherë.

Kartëmonedhat e falsifikuara prej 50 eurove është një fenomen në përhapje në Kosovë. Ditë më parë Policia njoftoi se në Prizren këto kartëmonedha po përhapen në mënyrë të shpejt.

Po ashtu, edhe në Komunën e Gjilanit është raportuar se persona të panjohur po kryejnë pagesa me para të falsifikuara.