Kartëmonedha më e falsifikuar e euros ndryshon pamje

Duke nisur nga 15 nëntori i këtij viti, Banka Qendrore Evropiane do të hedhë në treg prerjet e reja të kartëmonedhës me vlerë nominale prej 20 eurosh.

Bota

24/02/2015 21:49

Në prerjen e re janë shtuar elementet e sigurisë, pasi hetimet e policive evropiane dhe anti-krimit ekonomik kanë treguar se kjo është prerja më e falsifikuar në treg.

Prerjet prej 20 eurosh janë të tretat që i nënshtrohen ndryshimeve. Më herët ndryshime kanë pësuar prerjet 5 dhe 10 euro, të emetuara në maj të 2013 dhe shtator të 2014, transmeton Shekulli.

Ndryshimeve dhe përforcimit me elementë sigurie në të ardhmen do t’i nënshtrohen edhe prerjet 50, 100, 200 dhe 500 euro.