Karteli meksikan i drogës, po i armatos fëmijët deri në dhëmbë

Anëtarët e fundit, në Kartelin Gulf në Meksikë, janë fëmijë dhe adoleshentë jo më të rritur se 15-vjeç.

Bota

08/08/2015 16:36

Është spekuluar shpesh se ky kartel famëkeq, është duke rekrutuar fëmijë, por nuk ka pasur fakte të mjaftueshme.

Derisa, ata janë demaskuar vet në rrjete sociale, transmeton Telegrafi.

“Nuk frikësohemi të tregojmë fytyrat tona, jeni ju që duhet të frikësoheni nga Karteli Gulf”, kanë shkruar këta fëmijë, duke kërcënuar se “nuk ka asgjë përpos këtij karteli”.

mer

Në fotografi shihen fëmijë të armatosur me armë të ndryshme, të cilët janë vënë në mbrojtje dhe të gatshëm të luftojnë armiqtë.

m