Karriera si avokate, Kim Kardashian kalon me sukses provimin e parë

Kim Kardashian e ka kryer me sukses provimin e parë që e çon drejt rrugës për t'u bërë një avokate e mirë.

ShowBiz

18/04/2019 14:18

Kim Kardashian gjatë një interviste të fundit për revistën “Vogue” kishte bërë të ditur që synon të bëhet një avokate e zonja pasi është duke mësuar nga 18 orë në javë, shkruan lajmi.net.

Kim nuk e ka një diplomë të fakultetit Juridik, por në Kaliforni një person mund të bëhet avokat nëse e kalon provimin e jurisprudencës pas një praktike katërvjeçare me një avokat apo gjykatës. Ky provim është shumë i vështirë për t’u dhënë pasi që vetëm 41 % e atyre që i nënshtrohen janë në gjendje ta kalojnë.

“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super i thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim Kardashian gjatë intervistës së dhënë.

Ndërsa se e ka me shumë seriozitet e ka dëshmuar së fundmi kur edhe e ka kaluar me sukses provimin e parë të këtij rrugëtimi.

Kim u fotografua me një cantë në krahë duke shkuar në provimin e së mërkurës.

Kim ishte veshur në mënyrë sportive. Fotografitë u realizuan kur ajo zbriti nga makina tip Range Rover dhe hyri në një ndërtesë në Los Anxhelos. Më vonë zbuloi me anë të postimeve në Twitter se e kishte kaluar provimin me sukses./Lajmi.net/