Karriera e Ronaldos, në rrezik
Cristiano Ronaldo është duke luajtur me karrierën e tij. Edhe pse mjekët i kanë këshilluar një pushim absolut, ylli portugez nuk po e përfill këtë urdhër. Gjendja e gjurit po i përkeqësohet.
Sport
Karriera e Cristiano Ronaldos mund të vëhet në rrezik, nëse vazhdon të përballet me lëndimin e fundit.
Sipas asaj që e ka publikuar të mërkurën ‘El Confidencial’, lëndimi i gjurit, i cili është zvarritur për disa javë, i është rikthyer dhe tash rrezikon t’i thyhet.
Lëndimi i tij nuk po përmirësohet dhe pas rezonancës magnetike, të bërë të shtunën, rezultatet nuk kishin dalë mirë, por CR7 nuk e kishte përfill këtë rezultat, duke zbritur në fushë dhe duke luajtur ndaj Gjermanisë, ku e vërtetoi se është shumë larg formës së tij më të mirë.
“Ose duhet të pushojë derisa t’i përmirësohet gjendja, ose e ardhmja e tij është në rrezik”, ka thënë mjeku Noronha.
Ky i fundit ka kërkuar pushim absolut, sepse gjuri vazhdon të sjell sinjale që nuk është mirë. Mirëpo, ylli portugez nuk dëshiron t’ia dijë.
“Jam unë ai që thotë nëse jam për të luajtur apo jo”, kishte thënë Ronaldo ditë më parë.
Gjithnjë sipa ‘El Cofindencial’, tek Real Madrid janë duke e ndjekur me preokupim këtë çështje. Madrilenët kërkojnë nga Ronaldo të jetë i përmbajtur dhe i qetë.
Të shohim nëse Ronaldo do ta pushojë gjurin, për të qenë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri në La Liga, apo do ta rrezikojë të ardhmen e tij për Portugalinë.