Karriera e Ronaldos në rrezik, ja çfarë thotë Real Madrid
Cristiano Ronaldo është mbështetur nga Real Madrid pas akuzave se rrezikon ta përfundojë karrierën nëse dënohet me gjashtë vjet burg për evazion fiskal.

Sport
Real Madrid ka shprehur mbështetjen për Cristiano Ronaldon pas akuzave për evazion fiskal.
Sulmuesi portugez rrezikon dënim të rëndë prej gjashtë vjet burg, që do ta detyronte të pensionohej nga futbolli.
Por, “Los Blancos” kanë publikuar një komunikatë në mbështetje të tij, përcjell “Lajmi.net”.
“Pas lajmeve të publikuara në ditët e fundit, Real Madrid bën thirrje për respekt maksimal ndaj Cristiano Ronaldos, sjellja e së cilit ka qenë gjithmonë shembullore gjatë gjithë aventurës së deritashme në klub”, thuhet në njoftimin e “Los Blancos”.