“Karius është legjendë”, nuk do ta besoni kush e ka bërë këtë tatuazh!

Një tifoz i Manchester United ka shkuar edhe më larg duke bërë tatuazh me emrin e portierit të Liverpoolit, Loris Karius.

Sport

31/05/2018 11:49

Tifozët e skuadrave tjera kanë filluar ta ngacmojnë rivalin Liverpool pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madrid.

Por, një i tillë nga Manchester United ka shkuar edhe më larg.

Sipas një publikimi të  Daily Star, një tifoz i “Djajve të Kuq”, në mënyrë ironike, ka bërë tatuazh ku ka shkuar “Karius është legjendë” si dhe datën e finales, 26-05-2018.

Në fotografinë e publikuar shihet tatuazhi i tifozit të Manchester United duke u talluar me portierin Karius i cili bëri dy gabime të rënda te dy prej tre golave të “Los Blancos”. /Lajmi.net/