Karius e denoncon Besiktasin në FIFA

Loris Karius po kalon nëpër momente jo të mira në Turqi.

Sport

14/03/2019 18:53

Loris Karius, ka denoncuar Beshiktashin në FIFA për mospagesën e rrogave të katër muajve të fundit.

Gjermani 25-vjeçar mbërriti në klubin turk në formën e huazimit dy vjeçare gushtin e shkuar me objektivin për t’u ngritur psikologjikisht pas katastrofës së madhe në finalen e Ligës së Kampioneve, transmeton lajmi.net.

Karius ishte shkaktari i humbjes së Liverpulit, që përballë Real Madridit u gjunjëzua 3-1, me dy gafa të portierit që sollën dhe dy prej golave të madrilenëve të shënuar nga Benzema e Bale.

FIFA ka konfirmuar se është kontaktuar nga lojtari, duke nënvizuar se nuk do të bëjë komente të tjera derisa të mbyllen hetimet. /Lajmi.net/