Karim Benzema i thotë “PO” Al Ittihadit

Sulmuesi francez, Karim Benzema duket se do të largohet përfundimisht nga Real Madrid gjatë afatit të transferimeve në verë. “AS” raporton se Karim Benzema i ka thënë “PO” skuadrës nga Arabia Saudite, Al Ittihad, shkruan Lajmi.net Në rast se realizohet ky transferim, Karim Benzema do t’i përfitoj plotë 100 milionë euro në sezon dhe kontratë…

Sport

31/05/2023 20:12

Sulmuesi francez, Karim Benzema duket se do të largohet përfundimisht nga Real Madrid gjatë afatit të transferimeve në verë.

“AS” raporton se Karim Benzema i ka thënë “PO” skuadrës nga Arabia Saudite, Al Ittihad, shkruan Lajmi.net

Në rast se realizohet ky transferim, Karim Benzema do t’i përfitoj plotë 100 milionë euro në sezon dhe kontratë flitet të jetë për dy vite.

35-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 23 ndeshje në La Liga, ka shënuar 18 gola dhe ka bërë tre asiste.

Me Real Madridin, Benzema ishte bashkuar në vitin 2009 nga skuadra e Lyonit, e cila përfitoi rreth 35 milionë euro nga shitja e sulmuesit francez./Lajmi.net/