Karikaturistë nga e gjithë bota solidarizohen me Francën (Foto)
Karikaturistët kanë krijuar punime të ndryshime për të shprehur solidaritetin e tyre me sulmet në Francë.
Fun
Më poshtë lajmi.net ju sjellë disa prej punimeve më të mira nga e gjithë bota, që janë krijuar për këtë tragjedi.
Kjo është fotografia më e shpërndarë pas sulmeve në Paris – një simbol i thjeshtë por i fuqishëm që thotë “Paqe për Parisin”.
Jean Jullien e vizatoi këtë menjëherë pasi dëgjoi në radio për sulmet terroriste në Francë. Përderisa të tjerët provuan t’i shprehin ndjenjat e tyre me fjalë, ai e vizatoi këtë pikturë, e cila u shpërnda shpejtë në rrjetet sociale.
Steve Sack e shprehi tronditjen që të gjithë e ndjenë dhe ende e ndjejnë për këto sulme
Plantu vizatoi Kullën e Ajfellit duke lëshuar dritë mbi qytetin e errët të Parisit
Carlos Latuff vizatoi trupat e viktimave nën flamurin francez
Artisti nga Charlie Hebdo, Joann Sfar, reagoi në këtë mënyrë:
“Miq nga e gjithë bota, faleminderit për #prayforParis, por ne nuk kemi nevojë për më shumë fe! Besimi ynë është muzika, puthjet, jeta, shampanja dhe argëtimi!”.
Osama Hajjaj, nga Jordania, e vizatoi këtë karikaturë emocionuese