Kardinali gjerman: Kosovarët ta shohin të ardhmen në Kosovë
“Kosova është një vend shumë i bukur për të jetuar dhe duhet që qytetarët e vendit e posaçërisht të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre në Kosovë. Duke punuar dhe duke e shprehur kreativitetin dhe njohuritë e tyre ata mund ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, kështu ka thënë Kardinali Rainer Maria Woelki arqipeshkvë i Dioqezës se Kolnit.

Lajme
Ai ishte i shoqëruar nga presidenti i “Caritas-it” Gjerman Dr. Peter Neher që qëndruan sot për vizitë në vendin tonë.
Këtë vizitë e bëri në kuadër të “Caritas-it” Gjerman ku është takuar më Ipeshkvin e Ipeshkvnisë së Kosovës Dodë Gjergjin dhe drejtorin e Caritasit të Kosovës Viktor Sopin.
Kardinali Rainer ka përendur të arriturat dhe punën që ka bërë gjatë viteve dhe vazhdon të bëjë “Caritasi” në Kosovë, duke investuar në projekte kapitale dhe duke ndihmuar të gjithë qytetarët pa dallim religjioni dhe etnie në ndërtimin e një jetë më të mirë për ta.
Po ashtu aj ka theksuar se është i mahnitur më progresin dhe të arriturat që janë bërë në Kosovë gjatë viteve të fundit.
“Ndërtimi i 200 shtëpive dhe një shkollë në fshatin Celinë të Rahovecit është një projekt kapital që e ka bërë ‘Caritas-i’. Jam prekur thellësisht nga falënderimet dhe mirënjohjet e njerëzve aty”, ka thënë Kardinali Riner.
Në anën tjetër presidenti Neher ka shtuar se qëllimi i investimeve është të ndërtojnë një shoqëri demokratike.
“Qëllimi i investimeve të ‘Caritas-it’ në Kosovë është që duke i mbështetur dhe përkrahur qytetarët më projekte të arrijmë t’a ndërtojmë një shoqëri ku të gjithë pa dallime religjioze, etnike dhe gjuhësor të jetojnë së bashku dhe në harmoni më njëri tjetrin”, ka thënë presidenti i ‘Caritas-it’ Gjerman Dr Peter Neher.
Ndërsa Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji, e ka falënderuar Kardinalin Rainer Maria Woelki për mbështetjen që i kanë dhënë dioqeza e Kolnit shtetit të Kosovës dhe Kishës Katolike në veçanti.
Po ashtu e ka falënderuar edhe presidentit e ‘Caritas-it’ Gjerman, Dr Peter Neher për ndihem që e ka dhënë dhe vazhdon ta jep në mënyrë të pandërprere në angazhimin e projekteve të ‘Caritas-it’ së Kosovës./Zeri/