Kardashianët pretendente për të fituar çmim në këtë ceremoni

Familja Kardashian me reality-shoun e tyre janë nominuar në një event.

ShowBiz

09/10/2019 15:55

Khloe Kardashian përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se “Keeping Up With Kardashians” është nominuar në “People’s Choice Awards”, shkruan lajmi.net.

Kardashianët janë nominuar në kategorinë “Reality Shou i vitit 2019”, ndërsa Khloe u tregoi fansave mënyrën e votimit për to.

Kujtojmë se familja Kardashian fillimisht u bë e njohur përmes skandaleve, për të vazhduar me biznese e shumë gjëra tjera. /Lajmi.net/