Karaqi mposhtet në gjysmëfinale, mbetet në garë për të bronztën

Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi është mboshtur në gjysmëfinale të Lojërave Europiane Baku 2015, nga kundërshtari nga Azerbajxhani, Aykhan Mamayev.

Sport

14/06/2015 13:41

Garuesi nga Azerbajxhani, Aykhan Mamayev, ka triumfuar në gjysmëfinale të Lojërave Evropiane Baku 2015 kundër kosovarit, Alvin Karaqi.

Ky i fundit nuk arriti t’i bëjë ballë kundërshtarit vendas, duke u mposhtur 6:1.

Alvinit tani i mbetet të duelojë për medaljen e bronztë në këtë garë, çka mbetet një sukses tejet i madh.