Karaqi mposhtet në duelin për medaljen e bronztë

Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi është mposhtur në duelin për medaljen e bronztë nga turku, Ugur Aktas.

Sport

14/06/2015 15:55

Karateisti kosovar, Alvin Karaqi, nuk ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Baku 2015 pasi është mposhtur nga turku Aktas, 3-4.

Përkundër angazhimit maksimal dhe faktit se ishte garuesi i parë kosovar në këtë garë, Karaqi nuk arriti ta mposht turkun, Ugur Aktas, të cilin e mposhti në duelet e grupeve.

Alvin Karaqi është garuesi i parë kosovar në Lojërat Evropiane Baku 2015 dhe arriti të dalë i katërti, duke qenë një sukses i jashtëzakonshëm.