Karantinimi i Covid-19 në Angli mund të zgjas deri në mars 2021
Një raport nga Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat (SAGE) parashikon 85 mijë vdekje deri në fund të shkurtit.

Bota
Në rastin më të keq, karantinimi do të vazhdoj deri në marsin tjetër pas kulmimit të koronavirusit për së dyti herë brenda tre muajve, shkruan “DailyStar”, transmeton lajmi.net.
Shkencëtarët më të mirë të shtetit të udhëhequr Kryeshefi i Mjekësisë Profesor Chris Whitty dhe Këshilltari Kryesor Shkencor Sir Patrick Vallance, kanë parashikuar gjendje tmerruese për këtë dimër.
Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura edhe në këto rrethana në mënyrë që të mbrohet shkollimi i fëmijëve të mos mbetet mbrapa më shumë se veçse ka mbetur, por të gjitha kontaktet tjera duhet të shmangen.
Rregullat e karantinimit mund të jenë aktive deri në fund të marsit 2021, por për disa zona që parashikohet të jenë më të prekura, rregullat do të jenë të aplikueshme deri në prill ose më tutje.
Ekspertët parashikojnë që gjatë dimrit shifrat e vdekjeve të arrin rreth 500 persona në ditë, duke arritur kulmininacionin rreth fundit të shkurtit me 800 vdekje në dit si shkak i koronavirusit.
Në rastin më të keq janë parashikuar rreth 120 mijë vdekje deri në fund të dimrit.
Whitty dhe Vallance planifikojnë të fillojnë karantinimin para Krishtlindjeve. /Lajmi.net/