Karantina ndikoi në lidhjen e Kim Kardashian me Kanye West?

Ata festuan gjashtëvjetorin e martesës gjatë fundjavës.

ShowBiz

04/06/2020 23:04

Por nuk ka qenë saktësisht një martesë e lumtur në karantinë për Kim Kardashian dhe Kanye West, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ylli i reality-shout 39-vjeçe dhe reperi 42-vjeçar kanë qenë në ‘faqe të ndryshme’ sipas një raporti në numrin e fundit të revistës Us Weekly.

Dyshja kanë qëndruar të vetizoluar në shtëpi bashkë me katër fëmijët e tyre North, Saint, Chicago dhe Psalm, për shkak të pandemisë COVID-19, por nuk i kishin raportet e mira.

Një burim tha “Nganjëherë ata janë në faqe të ndryshme. Ajo ngrihet herët dhe ushtron, ndërsa ai zgjohet vonë”.

“Kim po bën palestër vazhdimisht dhe po bën gjërat e saj, Kanye po kalon një kohë më të vështirë, sepse nuk e ka një rutinë si Kim”, shton burimi.

Pavarësisht nga rrethanat të dy kanë bërë çmos të përpiqen ta bëjnë lidhjen të funksionojë.

Sipas burimeve, Kanye është siguruar që Kim të ketë kohë për veten. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi dyshja festuan përvjetorin e tyre të gjashtë.

Kim tregoi buqetat me lule që bashkëshorti ia dhuroi, andaj publikoi një fotografi të tyre në Instagram, të mërkurën e kaluar.

Së fundi qarkulluan thashetheme se marrëdhënia e çiftit është përkeqësuar gjithnjë e më shumë pasi ata vazhdojnë të jenë të vetizoluar në shtëpi mes pandemisë koronavirus.

Të dy thuhet se kanë qëndruar në anët e kundërta të shtëpisë së tyre të madhe për të mbajtur ndërveprimet e tyre civile.

Thuhet se derisa Kim po përkushtohet shumë për fëmijët, Kanye është përqëndruar në punën për këngët e reja. /Lajmi.net/