​Kaq vota mori secili nga 24 deputetët e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdon të jetë fuqia e dytë partiake në nivel vend me një ngritje prej pesë ulësesh krahasuar me katër vjet më parë. Rezultatet e përgjithshme të KQZ-së tregojnë kandidati për kryeministër Bedri Hamza ka marrë më së shumti vota – 173.526. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi renditet i dyti me…

Lajme

15/03/2025 19:45

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdon të jetë fuqia e dytë partiake në nivel vend me një ngritje prej pesë ulësesh krahasuar me katër vjet më parë.

Rezultatet e përgjithshme të KQZ-së tregojnë kandidati për kryeministër Bedri Hamza ka marrë më së shumti vota – 173.526.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi renditet i dyti me 98.415 vota, Uran Ismaili 44.283, Vlora Çitaku 41.929, Sala Jashari 36.187, Enver Hoxhaj 34.205, Përparim Gruda 31.316, Ganimete Musliu 31.055, Nait Hasani 29.987, Jakup Nura 29.983.

Rrahman Rama renditet i 11-ti me 29.562, Artan Behrami 27.173, Mergim Lushtaku 27.061, Elmi Reçica 26.537, Ferat Shala 26.240, Blerta Deliu Kodra 22.846, Fadil Demaku 21.992, Altin Krasniqi 21.866, Xhevahir Geci 21.706, Abelard Tahiri 21.638, Ariana Musliu-Shoshi 21.105, Eliza Hoxha 17.125, Arbnore Salihu 16.349 dhe Kosovare Murseli me 15.124 vota.