Kaplon flaka shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë
Një zjarr ka kapluar Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga dy persona të dyshuar, njoftohet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Lajme
Si pasojë e zjarrit janë djegur disa karrige në katin e dytë të Shtëpisë së Kulturës, ndërsa zjarri është lokalizuar nga një dëshmitar i rastit.
Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të vogla materiale. Lidhur me rastin dy të dyshuarit të mitur janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e Policisë.