Kaplohet nga zjarri një banesë në Durrës, turisti kosovar dërgohet në spital

Një banesë në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës” është përfshirë nga zjarri.

Lajme

12/06/2022 13:38

Brenda banesës ka qënë shtetasi nga Kosova, 43 vjeçari me iniciale J. S. i cili është lënduar dhe tani ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.

Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.