Kapje e bukur! (Foto)
Vizita për fundjavë e Barack dhe Michelle Obama-s në Palm Springs, Kaliforni, filloi me një mosfunksionim sa i përket veshjes së zonjës së parë, por për fat të mirë presidenti ishte aty që qw ta vendosë situatën nën kontroll.
Bota
Derisa çifti po zbriste nga Air Force One në aeroportin e Palm Springs, në një mbrëmje të qetë të premten, papritmas filloi një erë që gati sa nuk i shpërtheu fustanin zonjës Obama.
Zonja e parë 50-vjeçare është fotografuar duke luftuar për të ulur poshtë veshjen e saj, dhe presidenti që po ecte pas saj për t’u kujdesur ndaj shqetësimit të gruas së tij.
Përfundimisht, komandanti i përgjithshëm, arriti të shpëtoj bashkëshorten duke i vendosur dorën në anën e pasme të veshjes, për të parandaluar një moment të turpshëm \’Marilyn Monroe\’. (lajmi.net)