Kapja e KPM-së nga pushteti, reagon ashpër Kica-Xhelili: Kosova nuk është çliruar që të kapet
Kandidatja për deputete nga LDK, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi Komisioni i Pavrur i Mediave e kanë zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni, Besnik Berishën, asni pse kryetari paraprak kishte ende mandat. Kica-Xhelili reagoi ashpër duke thënë se kapja e KPM-së nga pushteti është “shkatërrim i demokracisë”. Postimi i plotë: LARM DEMOKRATIK…
Lajme
Kandidatja për deputete nga LDK, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi Komisioni i Pavrur i Mediave e kanë zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni, Besnik Berishën, asni pse kryetari paraprak kishte ende mandat.
Kica-Xhelili reagoi ashpër duke thënë se kapja e KPM-së nga pushteti është “shkatërrim i demokracisë”.
Postimi i plotë:
LARM DEMOKRATIK 🚨
TË NDERUAR QYTETARË,
KPM është institucion i PAVARUR i cili i mbikqyrë mediat audio-vizuele. KAPJA e këtij institucioni nënkupton kontroll DIREKT të pushtetit mbi media, që i bie SHKATËRRIM i demokracisë.
Kosova nuk është çliruar që të KAPET.
Kosova nuk është pavarësuar që të KONTROLLOHET.
Ne nuk jemi betuar në REPUBLIKË për t’u bërë AUTOKRAT.
Ky popull DEMOKRATIK as s’ta falë e as duron pushtetin AUTORITAR!
KREJT tentativa e sotme që të ndryshohet Rregullorja e KPM në mënyrë tinëzare, e të shkarkohet kryesuesi i KPM në formë akoma më tinëzare e politike, është KRIM. Këto veprime të fshehta janë keqpërdorime të detyrës zyrtare.
Këta njerëz që sot brenda KPM vendosin SHENJËN e tyre në këtë KRIM, qoftë me kontribut në proces, nënshkrim a votë, duhet të mbahen PENALISHT përgjegjës.
PUSHTETI NUK MBAHET ME ÇDO KUSHT!
Nuk do t’ia dilni! NUK DO T’IU LËMË! KY POPULL, MBI TË GJITHA – NUK DO T’IU LË!