Kapiteni Wayne Rooney

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Ëayne Rooney ndihet i gatshëm që të emërohet kapiten i ri i gjigantit nga Old Trafford. Por, ai pranon se vendimi i takon menaxherit të ri, Louis van Gaal.

Sport

23/05/2014 15:26

Wayne Rooney ka pranuar se dëshiron të emërohet kapiten i Manchester Unitedit, pavarësisht njoftimeve se partneri i tij sulmues, Robin van Persie do ta mbajë shiritin në edicionin e ri.

Pas largimit të mbrojtësit Nemanja Vidic, menaxheri i ri Louis van Gaal duhet të emërojë një kapiten të ri pasi të marrë rolin pas Kampionatit botëror.

Van Persie është kapiten i ekipit të Holandës të udhëhequr nga Van Gaal dhe thuhet se do ta ndajë rolin edhe tek United.

Por, Rooney ka pranuar se: “Jam i interesuar për t’u bërë kapiten. Ndihem i gatshëm, por është vendim i menaxherit”. ‘Kam qenë kapiten i Unitedit në disa ndeshje të emërohem kapiten i përhershëm do të ishte një ndjenjë e mrekullueshme”, shtoi ai.

Rooney është një prej futbollistëve kryesor të Unitedit, ndërsa u transferua në Old Trafford nga Everton më 2004.