Kapiteni Rrahmani: Kemi bërë një hap të madh
Amir Rrahmani ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes kundër Çekisë.

Sport
Rrahmani ishte lideri i mbrojtjes sonë, i ndihmuar edhe nga i jashtëzakonshmi Fidan Aliti, duke neutralizuar mirë sulmuesit e kundërshtarit.
Pas ndeshjes, kapiteni ka thënë se Kosova ka bërë një hap të madh drejt Euro 2020.
INTERVISTA
A jeni të vetëdijshëm qe jemi afër kualifikimit?
“Besoj që nuk jemi akoma afër, por kemi bërë një hap tutje, duke mposhtur rivalin për vendin e dytë, pasi pozitën e parë mban Anglia” ka thënë Rrahmani, raporton lajmi.net.
“Besoj se është hap shumë i mirë fitorja, edhe pse ishte e vështirë në pjesën e parë. Ishte favorite Çekia, sepse ka një ekip shumë të mirë. Kemi bërë hap të madh” shtoi mbrojtësi.
Duelet në ajër
“Ata provuan shumë me topa të gjatë, pastaj me topa të dytë vazhdonin aksionet. Ishte e vështirë, pasi ishin të gjatë, por ishin edhe me kualitet. Ushtronin presing të lartë dhe nuk ishte e lehtë të dilnim përpara me topin.
Sa ju kanë ndihmuar mesfusha balancuese në këtë ndeshje?
“Të them të drejtën na ndihmuan shumë, por jemi lënë 2 kundër 2, kjo na vështirësoi. Sigurisht, na ndihmuan shumë. /Lajmi.net/