Kapiteni i ri i Arsenalit

Mikel Arteta do të jetë kapiten i ri i Arsenalit, pas largimit të qendërmbrojtësit Thomas Vermalen i cili do t’i bashkohet Barcelonës, ka njoftuar “Daily Mail”.

Sport

09/08/2014 10:09

Arsene Wenger do ta emërojë mesfushorin Mikel Arteta për kapiten të ri të ekipit pas vendimit për të shitur qendërmbrojtësin Thomas Vermaelen, raporton “Daily Mail”.

Menaxheri i Arsenalit, skuadra e së cilit do të takohet me Besiktasin në play-off për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duhet të përzgjedh një kapiten të ri pas vendimit për largimin e Vermaelenit në drejtim të Barcelonës.

Arteta, aktualisht zëvendës-kapiten, është kandidati kryesor. Per Mertesacker është po ashtu i vlerësuar dhe besohet se Wenger do ta promovojë gjermanin në rolin e zëvendës-kapitenit.

Arsenali lejoi që Vermaelen të shkojë në Barcelonë për 15 milionë funte pasi refuzoi ofertën e rivalit të Premierligës, Manchester United.