Kapiten te Arsenal? Ja çfarë thotë Xhaka

Granit Xhaka është i gatshëm ta marrë shiritin e kapitenit të Arsenalit, edhe pse thotë se ky nuk është prioritet i tij. Mesfushori kosovar ndihet i lumtur që është bërë njëri prej liderëve të klubit anglez

Sport

17/07/2019 20:10

Granit Xhaka është i lumtur që është bërë lider në Arsenal edhe pse nuk e ka marrë shiritin e kapitenit.

Sezonin e kaluar, futbollisti kosovar ishte në listën e kapitenëve përkrah lojtarëve si Laurent Koscielny, Aaron Ramsey, Petr Cech and Mesut Ozil.

“Nuk ka të bëjë gjithçka me shiritin ne dorë. Ne duhet të punojmë mirë së bashku në fushë dhe jashtë fushës, të gjithë lojtarët bashkërisht”, ka thënë Xhaka.

“Nëse klubi dhe trajneri ma japin shiritin, do të isha i lumtur natyrisht. Do të isha mjaft i lumtur sepse kjo është diçka speciale. Por, kjo nuk është hera e parë (të jem kapiten), sepse kam qenë kapiten atje, isha më parë kur kam luajtur në Gjermani dhe në ekipin kombëtar po ashtu”, ka thënë Xhaka.