Kapi dy milionëshin me këngën e re, Noizy ‘thumbon’ estradën për mospërkrahje

Noizy ka një mesazh pas suksesit të këngës së re.

ShowBiz

15/01/2021 19:46

Reperi i njohur shqiptar Noizy, dy ditë më parë publikoi projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“1 herë e mirë”, titullohet kënga e re e Noizyt, me të cilën ai brenda pak orësh arriti të marrë dy milionë klikime.

Këtij suksesi padyshim se i është gëzuar më së shumti, Noizy, i cili falënderon fansat dhe njëherësh ‘thumbon’ estradën që nuk e përkrahën.

“2 milionë pa ndihmen e estrades. Dashni për fansat ma të flakt në bote”, ka shkruar ndër të tjera Noizy. /Lajmi.net/

YouTube player