Kapet një person i armatosur në një hotel në Francë

Policia franceze ka njoftuar për arrestimin e një personi mbante në çantë dy armë në hyrjen e një hoteli në parku argëtues “Disneyland” në Paris.

Bota

28/01/2016 18:20

Përveç dy armëve në duar, i dyshuari mbante edhe një pako plumbash në duar, si dhe një kopje të Kuranit, transmeton KosovaPress.

Ai ishte vërejtur nga sigurimi i hotelit në hyrje gjatë kontrollimit, të cilët kishin njoftuar Policinë menjëherë.

Sipas informacioneve të para të hetuesisë, i arrestuari nuk është i njohur për forcat franceze të sigurisë, dhe dyshohet që mund të ketë qenë bashkëpunues i personave që synojnë të kryejnë sulme.