Kapet një nga 10 kriminelët më të kërkuar nga FBI-ja (VIDEO)

Autoritetet federale në Los Angeles kanë arritur të arrestojnë më në fund të riun Marlon Jones, një nga 10 peronat më të kërkuar nga FBI-ja.

Bota

03/12/2016 18:31

Ai u dërgua në paraburgim të premten dhe ishte në listën e dhjetëshes më të kërkuar në SHBA. Ai akuzohet se qëlloi dhe shkaktoi viktima në një festë ditëlindjeje në muajin tetor, shkruan “Reuters”.

Sipas policisë, gjatë një shkëmbim zjarri me një bande rivale më 15 tetor, Jones la katër të vdekur dhe 10 të plagosur. Ngjarja ndodhi në një shtëpi në Los Angeles, gjatë kohës kur po festohej një ditëlindje, bën të ditur FBI-ja në një deklaratë.

I dyshuari u kap gjatë një ndjekje të paparë në Los Angeles dhe autoritetet thonë se Marlon Jones ka një histori të gjatë me krime.

Ai ka lindur në Xhamajkë dhe ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme, shtoi FBI-ja.