Kapet në Gjermani sasia prej 16 tonësh e kokainës, më e madhja në botë ndonjëherë

Autoritetet në Gjermani kanë njoftuar se nga doganat e tyre është arritur që të kapet një sasi e drogës së llojit kokainë në sasi prej 16 tonësh.

Bota

24/02/2021 20:24

Sipas tyre kjo sasi droge në Hamburg kishte arritur nga Paraguai, raporton AP.

Doganat e Hamburgut e kanë përshkruar si kapjen më të madhe të një sasie kokaine ndonjëherë që ka ndodhur në Evropë apo edhe si më i madhi në botë.

Ky zbulim është arritur të bëhet më 12 shkurt.

Pas kësaj autoritetet gjermane dhe ato holandeze kanë arritur që të ka;in edhe një sasi tjetër prej 7.2 tonësh të kokainës e sekuestruar në portin Antwerp në Belgjikë.