Kapet në flagrancë: Pedofili po priste një të mitur për të bërë seks me të (Video)

Një video tregon momentin kur një pedofil pret një vajzë 14 vjeçare për të bërë seks me të.

Bota

04/02/2016 17:53

Dean Copley mendonte se do të takohej me vajzën e mitur, me të cilën kishte folur në Facebook dhe kishte menduar se e ka bindur për të bërë seks me të, transmeton lajmi.net.

paedophile hunter OPIT FRONT UP Dean Copley

Por në fakt ai kishte folur me një çift të cilët kishin hapur një llogari të rrejshme në Facebook, me qëllim që të kapin pedofilët.

paedophile hunter OPIT FRONT UP Dean Copley

Ky çift është pjesë e një grupi online, të cilët mundohen që të kapin pedofilët në Britani të Madhe, të cilët mundohen që të gjejnë fëmijë përmes platformave sociale dhe t’i bindin që të bëjnë seks me ta.

paedophile hunter OPIT FRONT UP Dean Copley

Para gjykatës në Sheffield të Anglisë, janë shfaqur fotografitë që Dean Copley, 45 vjeçar, kishte dërguar në Facebook. Ai besonte se po fliste me një vajzë 14 vjeçare dhe përveç fotove të ndryshme erotike, ai kishte dërguar edhe fotografinë e penisit të tij, transmeton lajmi.net.

Dean Copley

Videoja është incizuar dhjetorin e vitit të kaluar, ku shihet Copley që pret të takohet me vajzën 14 vjeçare, me të cilën mendonte se kishte lënë takim për të bërë seks.

Ai është dënuar me 3 vjet burgim. /lajmi.net