Kapet në flagrancë duke vjedhur çifti nga Vitia

Një çift nga Vitia, është arrestuar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një qendër tregtare.

Lajme

06/12/2018 10:47

Një çift nga Vitia është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit gjatë ditës së djeshme janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një qendër tregtare, raporton lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, çifti në fjalë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari  është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/