Kapet mbi 600 kg duhan i kontrabanduar në Gjilan, vlera e mallit kap shifrën rreth 12 mijë euro
Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Lindje (DRK Lindje), ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kështu dje, pas pranimit të informatave për mallra të kontrabanduara është kontaktuar prokurori i…

Lajme
Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Lindje (DRK Lindje), ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Kështu dje, pas pranimit të informatave për mallra të kontrabanduara është kontaktuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, me urdhër të të cilit është realizuar një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në komunën e Gjilanit.
Gjatë këtij kontrolli janë gjetur mallra të dyshuara si të kontrabanduara, konkretisht sasi e madhe e duhanit të përpunuar dhe të gatshëm për treg të markave të ndryshme me një peshë të përgjithshme mbi 600 kg. Këto mallra dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale dhe se vlera e përgjithshme e mallit në treg kap shifrën rreth 12,000.00 €, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore llogaritet të jetë rreth 30,000.00 €.
Mallrat e sekuestruara janë transportuar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësia kompetente policore.
Njoftimi i plotë i Policisë: