Kapet duke mashtruar kompania që fitoi nga shteti 4.5 milionë euro për tri vite

Njëra ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë që bënë furnizim me medikamente medicinale në institucionet publike dhe private “Interlab” është përjashtuar nga gara për të ofertuar në prokurimin publik për një vit.

Lajme

19/02/2021 20:18

Gjashtë muaj, ose një vit përjashtim nga gara për tender. Kaq është afti kohor i suspendimit të një operatori ekonomik nëse zihet duke prezantuar të dhëna të rrejshme ndaj institucioneve ku oferton për tender. Nuk ka asnjë masë tjetër, shkruan lajmi.net.

Kompania “Intelam” e cila ka fituar rreth 50 tenderë në tri vitet e fundit, është kapur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës –SHSKUK duke prezantuar të dhëna të rrejshme në kërkesë e ofrimit “shpatull për zgjerimin e gojës jo sterile”.

Deri tek përjashtimi i saj ka ardhur, pasi ajo, besohet të ketë ofertuar në tenderin “Furnizim me material medicional nga LE për nevojat e SHSKUK-së, lot 12”  në SHSKUK me dokumente të falsifikuar. Kësisoj kishte tentuar që të mashtrojë zyrën e prokurimit.

Kjo kontratë ka qenë e lidhur në korrik të vitit të kaluar në mes palëve.

Fillimisht, SHSKUK ka parashtruar kërkesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit që të aplikohet neni 99 i Ligjit të Prokurimit Publik.

“Duke pasur parasysh se kompania ka konkurruar në tenderin e lartcekur për lot 12, pozicioni 2. “Tongue depressor Wooden”, me prodhues “Yangzhou super Union Kinë” –Dud-ii – exportuesit Amazon –Deklarata e prodhuesit Yangzhou Super union se Amazon është distributori dhe prodhuesi është Yangzhou. Pasi kemi vërejtur disa herë nga njësia e kërkesës dhe menaxherja e kontratës, në cilësinë e zyrtarit përgjegjës kam shqiptuar një vërejtje me shkrim EO Interlab, për mos lifterim të materialit medicional në harmoni me kontratën. Edhe pas kësaj kompania nuk ka reflektuar në lifterimin e materialit në harmoni me kontratën të cilën e ka nënshkruar vetë, por kanë insistuar që produkti të pranohet sepse është në rregull sipas tyre”, citohet zyrtari SHSKUK-së në vendimin e OSHP-së të cilin e ka parë lajmi.net.

Sipas këtij zyrtari, më datë 11 janar 2021 është kërkuar sqarim nga AKPPM lidhur me dudin e prezantuar ku shënon numrin e licencës A-4374/20 dhe me datë 14 janar 2020 kanë marrë konfirmimin (lejen e importit) nga AKPPM se produkti me emrin: Tongue depressor 149, 000 copë prodhuesi i saktë është “Boen healthcare Co, LTD Kina”, dhe jo “Yangzhou Super Union (Sugama)” siç është dokumentuar dhe deklaruar nga OE “Interlab”.

“Në bazë të kësaj që u tha më lartë dhe komunikimeve zyrtare me Operatorin Ekonomik dhe institucionet përkatëse, si dhe dokumenteve të prezantuara, nga kjo mund të konstatohet se kompania ka qitë në lajthitje Autoritetin kontraktues, duke i prezantuar dokumente të rrejshme nga ato që i ka në leje të importit nga AKPPM”, thuhet në kërkesën e SHSKUK-së drejtuar OSHP-së.

OSHP-ja ka analizuar dokumentacionin dhe ka konfirmuar deklaratat e adresuar për të.

“Paneli shqyrtues duke pasur parasysh faktin se kompania e kontraktuar për aktivitetin e prokurimit në fjalë ka ofertuar me produkte të prodhuesit “Yangzhou Super Union “Sugma”, në pajtim me deklaratën nën betim, të cilën deklaratë kompania e ka dozuar në rastin e ofertimit, konsiderojmë se kompania është dashur që edhe furnizimi me produktet e kontraktuara t’i bëjë nga prodhuesi me dokumentet e të cilit ka ofertuar kompania për aktivitetin e produktit në fjalë”, thuhet në vendimin e OSHP-së e cila pastaj mori vendim që kompania të suspendohet me mos pjesëmarrjes në prokurimet publike deri në fillim të shkurtit të vitit 2022.

Kjo kompani është furnizues i madhe edhe i tregut privat, ndërkohë për tri vite 2018-2020 nga institucionet publikë ka fituar 49 kontrata në vlerë totale prej 4.9 milionë euro. /Lajmi.net/

Policia nuk heton falsifikimin, por e vendos në “listën e zezë”