Kapet dhe arrestohet me 46 gramë marihuanë dhe pastaj lirohet

Një person është arrestuar në Prishtinë nga policia.

Lajme

18/01/2020 11:51

Gjatë kontrollit në trup dhe banesën e personit në fjalë është gjetur dhe sekuestruar substance e dyshuar narkotike e llojit marihuana me peshë 46 gram.

Përveç narkotikëve, personit i janë sekuestruar 189 euro dhe dy telefona celularë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt. /Lajmi.net/