Kapet Bekë Berisha me Lumir Abdixhikun, i thotë na i rrofsh opangat

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha mbrëmë në një debat televiziv ka folur për punësimet në Telekom ku më pas ngjalli reagime të shumta.

Lajme

20/03/2019 11:21

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i LDK-së Lumir Abdixhikut. I cili e ka kritikuar Berishën për deklaratat e dhëna në debat. Ai po ashtu kritika ka hedhur edhe në adresë të dy deputetëve tjerë të AAK-së që ishin të ftuar në debate të tjera televizive.

Abdixhiku ka ndarë tri citate nga deklaratat e këtyre deputetëve duke shtuar në fund të postimit “Është Kosovë e cubave kjo”.

E për këto fajalë të Abdixhikut, Bekë Berisha ka një përgjigje. Deputeti i AAK-së i thotë Abdixhikut “Na i rrofsh opangat”.

“Bekë Berisha i thotë atij naj rrofsh opangat. Qysh ka mundësi një djal i ri mu kanë kaq Jugosllavë”, ka thënë Berisha në një përgjigjje për Indeksonline.

Statusi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Margaritarë nga paraqitjet e 3 deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot:

– “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”.

– “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj”.

– “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”.

Është Kosova e cubave kjo! /Lajmi.net/