Kapet banda e hajnave që vidhnin banesat e turistëve në Shëngjin
Policia e Lezhës shkatërroi një bandë hajdutësh të banesave të pushimit në zonën bregdetare të Shëngjinit. Tre të rinj kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Lajme
Të arrestuar janë Klisman Marku, 18-vjeç, Ledio Jaku, 20, dhe Ndue Lleshi, 17 vjeç.
Ndalimi i tyre erdhi pas një hetimi 1 mujor të policisë me metoda të specializuara.
Të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin hynin nëpër banesa dhe vidhnin gjësende të turistëve me pushime në Shëngjin.
Ata vidhnin kryesisht telefona celularë, ora te shtrenjta, apo dhe shuma parash. Edhe në momentin e arrestimit, ata u kapën në flagrancë duke u përgatitur për të vjedhur në një banesë.
Gjatë kontrollit nga policia, tre të rinjve të arrestuar iu sekuestruan 30 kopje çelësash të banesave. Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme, transmeton agjencia INA.